Gjykata e SPAK bën 'kërdinë' mbi korrupsionin/ Jep vendimin e parë për ryshfetin ... 1 mijë lekë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin.

Ai akuzohej për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë në shqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta.