Paparacët zbulojnë se çfarë po bën Brad Pitt gjatë karantinës

Brad Pitt vendosi të ofrojë ndihmë për ata që kanë nevojë për të.

Aktori 56-vjeçar kaloi një ditë të tërë javën e kaluar duke shpërndarë pako ushqimore për familjet me të ardhura të ulëta në Los Anxhelos.

Pitt, i veshur me xhinse të thjeshta, një bluzë të bardhë dhe një këmishë kauboj, vazhdoi punën e tij vullnetare pavarësisht fotove të paparacit.

 Pitt duket shumë i komunikueshëm me vullnetarët e tjerë midis pushimeve të tyre, gjithmonë duke ndjekur udhëzimet e veçanta për mbrojtjen kundër koronavirusit.