Arrestohen dy persona në Vlorë, njëri ishte në kërkim kombëtar

Janë arrestuar nga policia e Vlorës 2 persona.

Njëri nga të ndalurit ishte i shpallur në kërkim kombëtar pasi dyshohet se kishte vjedhur në një banesë.

Ja njoftimi:

Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 13.10.2020, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën Sazani, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.