Princeshë Diana u shantazhua nga BBC, nis hetimi për intervistën e vitit 1995

Vëllai i Princeshës së ndjerë Diana, akuzoi rrjetin britanik të lajmeve BCC, se kishin shantazhuar motrën e tij, për të dhënë një intervistë në vitin 1995 për emisionin “Panorama”.

Këto akuza u bënë dy ditë më parë, por BBC ka njoftuar se do të nis një hetim për të zbuluar të vërtetën.

Earl Spencer, pretendon se gazetari i BBC, Martin Bashir ka përdorur deklarata bankare të falsifikuara për ta bindur atë të bënte intervistën.

Spencer gjithashtu pretendoi se reporteri i “Panorama” falsifikoi dhe shumë dokumente të tjera dhe kishte shpifur kundër familjes mbretërore.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha se “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën për këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur”.

Martin Bashir, 57 vjeç, aktualisht redaktor i fesë në BBC Neës, i cili është sëmurë dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura kundër tij.

 

Intervista e vitit 1995:

Në 20 Nëntor 1995, Princeshë Diana bëri një intervistë për show-n televiziv të BBC, Panorama. Dhe kjo konsiderohet si një nga rrëfimet më të forta që ishin dhënë ndonjëherë nga anëtarët mbretëror. BBC u përgëzua për këtë., iu rrit shikueshmëria dhe sukseset ishin të njëpasnjëshme. Madje edhe sot akoma kryeson si një nga show-t më të ndjekur, me rreth 23 milion britanikë mbërthyer pas televizorit, të cilët sy e veshë dëgjonin rrëfimin e Dianës në lidhje me martesën e saj me Princin Charles.

Dhe kështu, karriera e gazetarit 32-vjeçar, Martin Bashir arriti majat brenda nate. Mediat globale vazhdimisht rikrijonin lajme për një divorc të mundshëm mes Dianës dhe Charles. 55 minuta qenë të mjaftueshme për të shërbyer si “shpullë” për pallatin Mbretëror. 

Një dokumentar i krijuar së fundmi nga ish-punonjësi i BBC, Andy Webb, ka nxjerr për herë të parë në pah dokumente që provojnë se Princesha e Uellsit ishte shantazhuar dhe manipuluar nga vetë intervistuesi, Bashir për të ekspozuar të gjithë familjen.

Versioni i Webb mbështetet nga 56-vjeçari Earl Charles Spencer, vëllai i vogël i Dianës, i cili përmes postimeve në Twitter dhe një letre të botuar në Daily Mail, akuzoi BBC-në duke kërkuar që të nisë një hetim i pavarur për nxjerr në dritë praktikat joetike dhe mjetet e përdorura nga rrjeti i lajmeve. Falja publike nga drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davy , disa ditë pas shfaqjes së dokumentarit u mirëprit, por dukej pak vonë dhe në mënyrë të turpshme vonë. Sidomos për Charles Spencer, i cili luajti një rol kryesor në vendimin e motrës së tij për të dhënë intervistën, për të cilën shumë njerëz pretendojnë se sot e vrau Dianën. 

U deshën plot tre muaj negociata jo fort të lehta, që një Diana e shkatërruar emocionalisht, të gjente forcën për të dalë përpara kamerave dhe për tu përballur me pyetjet e Martin Bashir.

Burimi: Protothema+Image Magazine/K.H/Syri.net/ 

 

Martin Bashir