FOTO/ Cikalleshi shënoi dopjetë, por shihni se kush ishte më i miri ndaj Bjellorusisë. Notat

Shqipëria triumfoi pasditen e djeshme në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë, duke siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja fituan me rezultatin 3-2 dhe në këtë mënyrë sigurojnë ngjitjen në Ligën B.

Sokol Cikalleshi me dopjetën e tij dhe Rei Manaj ishin autorët e golave, që i dhanë fitoren ekipit tonë kombëtar.

Nga faqja e specializuar “Whoscored.com”, më i miri i ndeshjes u shpall Rei Manaj me notën 8.4, ndërsa Cikalleshi ë shënoi 2 gola u vlerësua me 8.2.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy skuadrave.