Koronavirusi që në shtator/ Kina: Ja pra që nuk kemi faj ne

Një studim i kryer në Itali ka bërë shumë bujë. Ai zbuloi se në Itali kishte persona të prekur nga koronavirusi që në shtator të vitit të shkuar.

Instituti Italian i Kancerit zbuloi praninë e antitrupave të Covid-19 te pacientët e shëndetshëm në Itali që në shtator. Prezenca e këtyre antitrupave nënkupton se ata janë infektuar me virusin.

Nëse studimi është korrekt, kjo do të ndryshonte historinë e pandemisë, pasi zyrtarisht është thënë se virusi u identifikua për herë të parënë dhjetor në Ëuhan të Kinës.

Kina e ka përdorur menjëherë këtë mundësi për të hequr fajin nga vetja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian tha se kjo tregon edhe njëherë se zbulimi i origjinës së virusit është një çështje komplekse shkencore që i duhet lënë shkencëtarëve.

“Kjo tregon se ky është një proces në zhvillim ku duhet të përfshihen disa vende”.

Ndërkohë shkencëtarët kanë kërkuar që studimi italian t’i nënshtrohet shqyrtimeve të mëtejshme.