Memolla: Fitore e rëndësishme, kam pritur...

Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë Hysen Memolla çmoi mundësitë e shumta të përzgjedhjes së formacionit të parë nga trajneri Reja.

Pas fitores me Bjellorusinë 3-2, lojtari i ekipit hungarez Dioshgor, deklaroi se e priste momentin që të luante si titullar me kuqezinjtë.

Ndeshja me Bjellorusinë – Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E treguam veten, dolëm në skemat e trajnerit që kishim provuar këtë javë. Kjo fitore ishte e rëndësishme. Morëm 3 pikë shumë të rëndësishme për ne dhe popullin shqiptar.

Grupi – Kemi një grup 27-28 lojtarë, mund të zgjidhen shumë futbollistë. Lojtarët janë të gatshëm, kam pritur rastin dhe momentin tim. Ka varietet zgjedhjesh.

E ardhmja – Jemi duke punuar, po merremi me idetë e reja me skemën 3-5-2, jemi në rrugë të mbarë. Fituam me Kosovën, mund të bëjmë sa më mirë për të ardhmen”, deklaroi Memolla.