VIDEO/ Armand Duka futet në dhomat e zhveshjes dhe feston me futbollistët

Shqipëria ia doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë, duke u ngjitur në grupin B të Ligës së Kombeve.

Sigurisht që kjo fitore ishte e rëndësishme për djemtë tanë, të cilët në dhomat e zhveshjes u panë të entuziazmuar.

Së fundmi publikohet video ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe përgëzon të gjithë futbollistët e Kombëtares të cilët triumfuan kundër bjellorusëve.Sigurisht që nuk mungoi festa.