Testet e shpejta Covid-19/ KE: Më efektivë tek personat me simptoma

Komisioni Evropian rekomandon përdorimin e testeve të shpejta për të zbuluar Covid-19, veçanërisht tek ata persona që tashmë kanë simptoma të Covid-19.

Kjo metodë e zbulimit është më pak e saktë në zbulimin e koronavirusit te asimptomatikët, theksojnë ekspertët.

Testet e shpejta janë më pak të saktë sesa testet (PCR), por ata mund të japin rezultate në çështje minutash dhe mund të jenë një mjet i vlefshëm.

“Testet e shpejta të antigjenit duhet të përdoren brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave ose brenda pak ditësh nga ekspozimi ndaj një rasti të konfirmuar të Covid-19” tha Komisioni Europian në një rekomandim për qeveritë e 27 vendeve të tij anëtare.

Në të njëjtën kohë, Komisioni u bëri thirrje shteteve anëtare të njohin testet e shpejta dhe të ndajnë strategjitë e zbulimit me qëllim harmonizimin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

Komisioni tha se saktësia e testeve të shpejta në zbulimin e saktë të rasteve pozitive rritet kur përdoret tek pacientët kur kanë kaluar pesë ditë nga shfaqja e simptomave dhe në rastet kur kanë një ngarkesë të lartë virale.