Çështje besnikërie: Paqeruajtësit tigrajanë në Somali, çarmatosen nga kolegët etiopianë

Paqeruajtësit etiopianë në Somali kanë çarmatosur  200 - 300  kolegëve të tyre etnikë tigrajanë gjatë javës së kaluar në një kohë që ka konflikte në rajonin verior të Etiopisë.

Armët e ushtarëve u hoqën për shkak të dyshimeve për besnikërinë e tyre, thanë burimet, pa detajuar procesin. Ata thanë se aty përfshiheshin trupa bilaterale dhe të Bashkimit Afrikan.

Qeveria etiopiane, një zëdhënës ushtarak dhe forca paqeruajtëse e Unionit Afrikan nuk pranuan të bënin komente. Një task forcë e qeverisë etiopiane të mërkurën mohoi që autoritetet të kishin në shënjestër tigrajanët etnikë në asnjë formë.

Trupat etiopiane filluan luftimet me forcat nga rajoni verior i Tigray në fillim të këtij muaji pas asaj që qeveria e përshkroi si një sulm të befasishëm nga forcat tigrajane ndaj kolegëve të tyre të vendosur atje.

Dy burime diplomatike thanë se njerëzit e çarmatosur besohej të ishin mbyllur në bazat e tyre në Somali dhe një burim i sigurisë tha se edhe një Zv.komandant në një nga sektorët ushtarakë ishte midis atyre që ishin çarmatosur.

Çarmatimet janë një telash i madh për forcën paqeruajtëse, kur përpiqet të planifikojë operacione, tha burimi i sigurisë.

"Çfarë të bësh kur je komandant i forcës dhe zbulon se ke 200 apo 300 ushtarë të cilët nuk mund të shkojnë në betejë për shkak të etnisë së tyre?" pyet ai..

Çarmatimet dobësojnë aftësinë e forcës së Bashkimit Afrikan për të luftuar kryengritjen e lidhur me al Kaedën dhe al Shabaab ndërkohë që Somalia përgatitet të mbajë zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm dhe zgjedhjet presidenciale në shkurt.

Presidenti i SHBA Donald Trump po synon gjithashtu tërheqjen e qindra trupave amerikane para janarit.

Etiopia, e cila ndan një kufi të gjatë dhe poroz me Somalinë, kontribuon me rreth 4,000 nga 17,000 trupat nën Bashkimin Afrikan dhe ka rreth 15,000 ushtarë shtesë në Somali në mënyrë bilaterale: më shumë se çdo komb tjetër.