", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/18/auto_33935956-0-image-a-11_16017270095791605695264.jpg", "width": 900, "height": 541 } }

U kritikua se përdori maskë rrjetë, këngëtarja e njohur flet për herë të parë

Lana Del Rey është një ndër emrat më të njohur të muzikës. Ajo gjithashtu tërheq gjithmonë vëmendje dhe me veshjet e saj, pasi ka një stil të veçantë.

Një muaj më parë, ajo mori kritika të shumta pasi mbante maskë me një rrjetë të thjeshtë, teksa nënshkruante kopjet e librit të saj më të ri me poezi, Violet Bent Backëards Over the Grass.

35 vjeçarja ka vendosur të flas pas kritikave të shumta të fansave të saj me anë të një postimi në Tëitter, duke u shprehur se maska kishte plastikë nga brenda.

“Artikull i bukur. Maska kishte plastikë nga brenda. Ato maska zakonisht janë të qepura nga stilistë këto ditë. Në përgjithësi nuk reagoj ndaj artikujve sepse nuk më intereson. Por ja deri ku shkon. E njëjta gjë vlen për maskat e të gjithëve në videon time. Unë jam me fat që kam një ekip njerëzish që mund ta bëjnë këtë.”, tha Del Rey./K.H/Syri.net/