Shpërthim i fuqishëm në metronë e Parisit

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një stacion të metrosë së Parisit në Francë. Dhjetra persona janë evakuuar nga policia e cila ka rrethuar vendngjarjen.

Sipas Daily Mail, shpërthimi është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por ka alarmuar policinë e kryeqytetit francez për shkak të gatishmërisë së lartë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.

Raportohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në stacionin e metrosë.