FOTO/ Donald Trump me peshqir pas dushit. Imazhet bëhen hit në internet

Në internet janë përhapur me shpejtësi disa fotografi të Presidentit amerikan Donald Trump. Bëhet fjalë për foto të shumë viteve më parë, kur Trump ishte ende i ri dhe jo i martuar me Melania.

Siç e shikoni në fotot e mëposhtme, janë momente kur Trump qëndron vetëm me peshqir pas dushit.

Fotot e Trump me rrobëdishan nisën të qarkullonin pasi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë mohoi lajmin e New York Times se Presidenti amerikan në pjesën më të madhe të kohës qëndron me rrobëdishan duke parë televizor.

Pas mohimit të këtij lajmi, u shfaqën menjëherë fotot e vjetra të Presidentit Trump.