Dëshmitari i fabrikuar i Ramës: Çdo natë komunikoj me të vdekurit, pi duhan me ta

Një histori e fabrikuar nga Top Channel dhe Edi Rama u mor mbrëmë nga televizionet kombëtare, të cilat e debatuan gjatë. Dëshmitari Milaim Bellanica pretendon se një kasetë me filmimet e masakrës së serbëve në Krushë të Madhe ia ka dorëzuar kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha.

Ipyetur nga gazetari Enton Abilekaj, ai ngec pas pyetjes se kur e ka dorëzuar kasetën. Ai thotë se UNMIK ka shkuar te ai në prill, por Abilekaj thotë se UNMIK është formuar në qershor.

Por duket se Bellanica ka probleme të thella mendore. Ai ka deklaruar se “pi duhan me të vdekurit”.

Bellanica ka rrëfyer për ‘Frontal ’se komunikon me të vdekurit, duke treguar përvojën e tij me një person që ia kishte marrë një të vdekuri duhanin, shkruan Gazeta Express.

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pi duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ia kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai për emisionin në T7.

Ai ka deklaruar edhe se nëna e tij e ka kapur duke folur me personat që nuk janë më.