Emigracioni/ Donald Trump – gjykatësve: Edhe një ‘nxënës i dobët i gjimnazit’ do ishte dakord me mua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka kritikuar ashpër kundër gjykatësve që ndaluan përkohësisht urdhrin ekzekutiv që ndalonte hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 7 vende myslimane.

Trump insistoi duke thënë se presidentët amerikanë kanë autoritet të gjerë për të përcaktuar se cilët mund të hyjnë në Amerikë dhe cilët jo.

Duke lexuar ligjin amerikan të emigracionit, Presidenti Trump duke iu drejtuar gjykatësve deklaroi se edhe një “nxënësi i dobët i gjimnazit” do të ishte dakord me të dhe do të votonte në favor të tij.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit amerikan që ndalon për 3 muaj hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane, ka shkaktuar debate dhe reagime.