Fabrikimet ndaj Bashës/ Paloka: Qenie të tilla edhe burgun e kanë pak

Nënkryetari demokrat, Edi Paloka reagoi pas serisë së shpifjeve dhe fabrikimeve ndaj kreut të opozitës.

“Sajuan fillimisht histori me “Shtëpinë e verdhë” në një kohë që vetëm Moska e Beogradi tentojnë ende të mbajnë në këmbë sajesa të tilla!

Sajuan pak ditë më pas historinë e kasetës “së zhdukur”... Doli se kasetën e kishte marrë BBC nëpërmjet Dash Pezës!

E fundit, me të gjitha: Basha hyn si polic me maskë në shtëpinë e dikujt po gruaja e atij dikushit, e njohu dhe poshtë maskës... madje njohu dhe “çikën e Berishës”, edhe atë të maskuar!

E të gjitha këto me shpresën se shqiptaret nuk do të shohin se në mes të një pandemie të dalë komplet jashtë kontrolli, Rama dhe zagarët e tij vazhdojnë t’i vjedhin!

Qenie si këto, që për pushtet dhe para janë gati për çdo ndyrësi, edhe burgun e kanë pak...!” shkruan Paloka.