VIDEO/ Aksidentohet Françeska Jaçe, ja çfarë thotë policia

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka pësuar një aksidenet gjatë ditës së sotme në Vlorë.

Makina e saj BMW është rrotulluar në një rrethrrotullim në Nartë.

Mësohet  se ajo ka marrë lendime, por pa pasoja për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.