Gjykata mbyll dosjen e miliona eurove ku implikohej Taulant Balla

Gjykata e Tiranës ka vendosur të sfumojë dhe të mbyllë dosjen 'Toyota Yaris' ku implikohej numri 2 i PS-së Taulant Balla ne futjen e 3.4 milione eurove para te pista, ne Shqiperi.

Ishte kreu i opozitës Lulzim Basha që paralajmëroi mbërritjen e miliona eurove të fshehura në disa makina Toyota Yaris, aktivitet që ishin të lidhura me Ballën e PS-së.

Hetimi ishte ndjekur nga policia gjermane, ndërsa në Shqipëri u gjetën milionat e eurove të fshehura në makinat e mbërritura në Durrës.

Si në çdo dosje ku përfshihen drejtuesit e PS-së, policia edhe këtë herë nuk zhgënjeu pasi ishte e para që e sfumoi krejt hetimin, duke ndaluar persona që nuk kishin lidhje fare me atë çështje.

E tani është radha e prokurorisë dhe gjykatës që të mbyllin dosjen ku sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha, me milionat e eurove të mbërritura në Shqipëri, ishte i lidhur Taulant Balla. Por dosja e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim vetëm për mosdeklarim të hollash dhe "armëmbajtje pa leje" për Agim Çeka dhe Ervis Vladin.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza.

Sigurisht që Taulant Balla nuk u hetuar as nga policia dhe as nga prokuroria për lidhjet e tij me këto miliona euro, por duket se përfshirja e tij në këtë çështje ka bërë që gjykata të marrë vendimin e mbylljes së dosjes.