Koronavirusi 'futet' në burgun e Bençës, infektohen 5 të dënuar

Koronavirusi është futur edhe në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Pesë të burgosur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë infektuar me koronavirus.

Raportohet se të infektuarit janë transportuar për në burgun e Shën Kollit.

Kujtojmë se ditën e djeshme kanë ndërruar jetë 11 pacientë dhe rezultuar 597 të infektuar, nga të cilët 8 raste ishin në Tepelenë.