Nga Turqia në Shqipëri/ 'Bosfori' sekuestron 1776 armë

EUROPOL ka organizuar një operacion ndërkombëtar të quajtur ”Bosfori” ku është goditur trafiku ilegal i armëve të prodhuara në Turqi. Në total janë sekuestruar 1 mijë e 776 armë teksa operacioni është shtrirë në 24 vendeve europiane, përfshirë Shqipërinë dhe ka zgjatur nga 2 nëntori në 11 nëntor. EUROPOL informon se kontrolle të shumta ka pasur në Shqipëri, Greqi, Portugali e Rumani ku janë kontrolluar plot 81 shtëpi të dyshuara se depozitonin këto armë ilegale.

REZULTATET E OPERACIONIT

-11 arrestime;

-191 armë zjarri;

-3 mijë 714 gëzhoja municioni;

-sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;

-paketat e cigareve të stampuara;

-1 automjet;

-164 copë piroteknikë;

-dokumente false të identitetit.

VENDET QË U PËRFSHINË NË OPERACION

Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania.