Mjeku hero qe u përpoq të shpëtonte pacientët nga zjarri në spital, niset për kurim në Belgjikë

Një doktor rumun që pësoi shumë djegie pasi tentoi të shpëtonte pacientët me Covid-19 pas zjarrit në një spital, është nisur për shërbim më të specializuar në Belgjikë.

Catalin Denciu u cilësua si hero nga kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban, pas aktit të tij human dhe shpirtit të sakrificës që tregoi.
Dr Denciu u transferua në spitalin ushtarak të Belgjikës, pasi ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 40% të trupit të tij.

Të paktën 10 pacientë humbën jetën pasi një shkëndijë elektrike shkrumboi një ojesë të mirë të spitalit Covid në Piatra Neamt në Rumani këtë të shtunë.

Disa raporte ngrenë dyshimet që një pajisje mjekësore ka marrë flakë, duke ndezur një bombolë oksigjeni aty pranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke mos u lënë mundësi pacientëve të largohen.