FOTO/ Përplaset makina me kamionçinën, 3 të plagosur në Fushë Studen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi. Automjeti me targë AA 764 JR është përplasur me një kamionçinë.

Aksidenti është regjistruar pa mbërritur në fshatin Fushë-Studen.

Si pasojë e kësaj përplasje janë lënduar tre shtetasit që ndodheshin në mjetin me targë AA 764 JR.

Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.