Trump sulmon John Bolton: Një nga njerëzit me budallenj me të cilin kam punuar

Presidenti i SHBA-së Donalt Trump ka sulmuar ashpër ish-këshilltarin e tij për sigurinë John Bolton.

Me një postim në Facebook, Trump shkruan se ai ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët ka punuar në qeveri.

‘John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri me të cilët unë kam ‘kënaqësinë’ të punoj. Një djalë i shurdhër dhe i heshtur, ai nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte, ‘Gee, le të shkojmë në luftë’.

Gjithashtu, ai nxorri në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!’, shkruan Trump në Facebook.

Kujtojmë këtu se John Bolton ishte një mik i afërt me Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramën.

Ai ishte mbështetësi kryesor tek presidenti Trump, për planin e ndarjes së Kosovës, projekt i propozuar nga Rama, Thaçi e Vuçiç.

Pas largimit të Bolton nga këshilltar i Trump, ky projekt mori një goditje të fuqishme, duke mos u realizuar.

Disa muaj më parë, Edi Rama krenohej në parlamentin e Shqipërisë se kishte folur në telefon për ‘gjëra të mëdha’ me këshilltarin John Bolton.