Digjet një makinë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur

Një automjet ka marrë flakë në rrugën ‘Jordan Misja’ në kryeqytet.

Sipas policisë automjeti ka qenë në lëvizje dhe dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë.

Automjeti drejtohej nga 27-vjeçari M.H., i cili fatmirësisht nuk ka pasuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën ‘Jordan Misja’, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.