Maqedoni e Veriut/ 24 viktima dhe 990 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 viktima.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë realizuar 2,655 teste, prej të cilëve 990 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik raportoi 382 pacientë të shëruar.

Me shifrat e sotme, numri i personave të prekur me covid që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 47.050.

Shpërndarja gjeografike e rasteve me COVID-19: Në Shkup-378, Kumanovë-48, Dibër-6, Shtip-51, Prilep-55, Tetovë-39, Strug-27, Veles-54, Manastir-44, Ohër-39, Kavadar-24, Gostivar-54, Gjevgjeli-16, Strumicë-19, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushev-4, Koçan-27, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-4, Pehçev-4, Berov-9, Vallandov-1, Vinicë-10, Dellçev-8, Kratov-3, Sveti Nikoll-11, Kërçovë-14, Resnjë-11, Negotin-19.