FOTO/ Futbolli anglez në zi, shuhet legjenda e Liverpoolit dhe e ‘Tre Luanëve’

Futbolli anglez në zi. Është ndarë nga jeta ditën e sotme portieri legjendar Ray Clemence.

Ish-gardiani i Liverpoolit, Tottenhamit dhe i kombëtares së Anglisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare.

Ai u cilësua si një nga portierët më të mirë të brezit të tij, teksa numëron plot 61 paraqitje me Anglinë.

Clemence fitoi 3 Kupa Europiane dhe 5 tituj, në Kategorinë e Parë.

“Me shumë trishtim, ne shkruajmë për t’ju bërë të ditur se Ray Clemence vdiq sot i qetë, i rrethuar nga familja e tij e dashur. Pasi luftoi kaq shumë, për një kohë kaq të gjatë, ai tani është në paqe dhe nuk ka më dhimbje”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.