Jurgen Klopp me dhimbje koke, e gjithë mbrojtja e Liverpool në infermieri

Shtohen problemet me dëmtimet në shtëpinë e Liverpool. Pas Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Fabinho-s dhe Trent Alexander-Arnold, një tjetër mbrojtës i të kuqëve është dëmtuar. Bëhet fjalë për Andreë Robertson.

Mbrojtësi skocez, pasi ndihmoi vendin e tij të kualifikohet në Euro 2020, do të mungojë në skuadër për t'u ndeshur me Sllovakinë në Ligën e Kombeve.

Lajmi është dhënë nga trajneri i skocezëve, Steve Clarke, në një konferencë për shtyp, ku tregoi për shqetësimin që kishte ndjerë, Robertson.

Përveç emrave të lartpërmendur, Jurgen Klopp do të duhet të bëjë pa Thiago Alcantara-n dhe Mohamed Salah, i cili pak ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19.