Gati vaksina tjetër/ AstraZeneca do të nxjerrë në treg miliona doza në dhjetor

Bota mund t’i thotë lamtumirë COVID-19 në vitin 2021. Pas vaksinës të BioNtech, edhe AstraZeneca ka lajme të mira. Miliona doza të vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, pritet të jenë gati në muajin dhjetor.

Drejtori i Testimeve të vaksinës, profesor Andrew Pollard, është optimist se vaksina do të jetë në treg përpara Krishtlindjeve. Sipas tij, vaksina e AstraZeneca-s duhet të ruhet në temperaturë të zakonshme frigoriferike, në dallim nga Pfizer, që kërkon dy doza vaksinimi dhe duhet të ruhet në -78 gradë Celsius.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, -thotë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja raportojnë se ai është shprehur për “The Sun”: Vaksina jonë mund të ruhet në temperaturë frigoriferike.