I infektuar me Covid 19, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.

Veizi ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditesh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.

Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist.