SHBA/ Mbi 100 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Më shumë se 100,000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të shtunën. Kjo ishte edhe dita e 12-të radhazi që vendi konfirmon raste të reja me me gjashtë shifra.

E premtja pa numrin më të lartë ditor të rasteve që nga fillimi i pandemisë me 184,514 të infektuar në 24 orë.

Nga e shtuna pasdite me orën e SHBA, 116,716 raste të reja me Covid-19 dhe 917 viktima u regjistruan. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar deri më tani 10.8 milion raste dhe më shumë se 245,000 viktima si pasojë e koronavirusit.