Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier

Arrestohet nga policia autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

Arrestimi është urdhëruar nga prokuroria pas analizave të provave të gjetura në vend ngjarje.

Operacioni eshte zhvilluar gjate mëngjesit te sotshem.

Eshtë arrestuar 52 vjeçari F.H.

Njoftimi i plotë:

Fier

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen "Sheq i madh" Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen "Sheq i madh", Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:
 
F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.