Liga e Kombeve/ Gjermania fiton lehtësisht ndaj Ukrainës, ja rezultatet...

Gjermania mposhti 3-1 Ukrainën në duelin e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Gjermanët e nisën ndeshjen në disavantazh, pasi Roman Yaremchuk shënoi për skuadrën mike por panecerët u rikthyen shumë shpejt në lojë.

Leroy Sane barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur, ndërsa Timo Werner dërgoi në avantazh Gjermaninë. Golin e tretë e shënoi sërish Timo Werner. Gjermania në grupin 4, është lider me 9 pik, Spanja renditet e dyta me 8 pikë, Ukraina ka 6 pikë, ndërsa Zvicra e mbyll renditjen me 3 pikë.

Rezultatet e ditës së shtunë në Ligën e Kombeve:

Portugali 0 – 1 Francë

Gjermani 3 – 1 Ukrainë

Suedi 2 – 1 Kroaci

Zvicër 1 – 1 Spanjë.