Lirohet nga komisariati Kastriot Islami, ja çfarë tha në polici

Policia e Tiranës ka liruar pas një ore ndalim ish-deputetin Kastriot Islami, I cili u mbajt në komisariatin nr. 2 pasi u kap pa maskë teksa ecte në Kodrat e Liqenit Artificial.

Sipas policisë, Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi.

Ndërkohë që po sipas tyre ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Islami ka thënë në polici se ka qenë duke bërë vrap nga liqeni, dhe se në aktivitetet sportive nuk është e detyrueshme maska.

Për këtë arsye, nuk ka pasur edhe dokument identifikimi me vete.

Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”.

Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.