Shkëmbim i bujshëm/ Juventusi ofron Dybala për të blerë super sulmuesin!

Juventusi është i gatshëm ta shkëmbejë sulmuesin Paulo Dybala për të marrë përfundimisht kartonin e Alvaro Moratës.

Sipas Mundo Deportivo, meqenëse Dybala nuk është në formën e duhur, Juventusi synon ta shkëmbejë me spanjollin. Morata u huazua gjatë verës me mundësi blerje për 45 milionë euro, ndërsa është duke shkëlqyer në Seria A.

Nëse Atletico do e pranojë këtë ofertë, atëherë Diego Simeone do formojë një sulm të frikshëm si Dybala, Felix dhe Suarez.