Autobiografia e Van Basten në serial televiziv

Legjenda Marko Van Basten, kampioni holandez që ka veshur edhe fanellën e Milanit, pati sukses të jashtëzakonshëm me librin e tij autobiografik “Fragile” (I brishtë) dhe tashmë shtëpia kinematografike “Hollands Licht” ka fituar të drejtat e filmit më të njëjtin titull.

Lajmi i bërë publik konfirmon se autobiografia e Van Bastenit do të bëhet një serial televiziv.

Njoftimin duket se e ka pritur shumë mirë edhe ish-sulmuesi legjendar, i cili ka deklaruar: “Nuk e kisha menduar kurrë se do të botoja një libër për jetën time dhe tani jam krenar për të. Fakti që do të bëhet një serial i xhiruar ndërkombëtarisht më befason edhe më shumë. Mezi po pres të shoh rezultatin përfundimtar”.