Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Përshëndetje nga SH.M.U! Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth fundjavës që presim para!

Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe këtë fundjavë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, moti ditën e Shtunë parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Era pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C.