Ancelotti: James ishte i dëshpëruar te Real Madrid

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se mesfushori James Rodriguez ishte i mërzitur te Real Madrid.

Kolumbiani pas një edicioni jo të mirë me “Los Blancos”, iu bashkua klubit anglez, aty ku është duke shkëlqyer. Tekniku italian ka zbuluar se James ishte i dëshpëruar të skuadra e Zinedine Zidane për shkak të minutazhit të ulët.

“Së pari, James dëshironte të gjente skuadër ku mund të luante më shumë se në Real Madrid. Ai kaloi kohë në Spanjë, në Madrid dhe nuk luajti shumë. Ai dëshironte sfidë të re dhe ishte i dëshpëruar”, deklaroi ai.

James ka qenë fenomenal në Premier League duke realizuar tri gola në pesë xhirot e para dhe iu ndihmoi të jenë në kreun e tabelës për një periudhë të shkurtër.