FOTO/ Aktorja e njohur tregon veshjet më të parehatshme: Nuk merrja dot frymë

Aktorja e njohur indiane, Priyanka Chopra Jonas, gjatë viteve të fundit ka zbukuruar tapetet e kuq në të gjithë botën.

Në një intervistë të fundit, Priyanka u pyet për veshjet e saj më të parehatshme në tapetin e kuq.

Aktorja zbuloi se veshja e saj “Miss India” ishte një nga ato më të pakëndshmet, pasi ishte ‘ngjitur’ në lëkurën e saj.

“Në vitin 2000, unë fitova ‘Miss Ëorld’ dhe veshja ime u ngjit në mua. Në kohën që mora fitorem, isha stresuar aq shumë sepse u largua i gjithë ngjitësi.”

Gjithashtu, veshja e saj më e fundit e cila e bëri të vështirë për të ngrënë dhe ulur, ishte pamja Met Gala 2018.

38 vjeçarja atëherë kishte ecur me një fustan mahnitës të kuqërremtë me një ‘kapuç’ prej ari.

“Veshja ime e dytë e parehatshme, ishe ky fustan i bukur në Met Gala me të kuqe gjaku nga Ralph Lauren dhe me kapuç prej ari. Por korseja që kisha nën atë, nuk më lejonte të merrja frymë. Ishte vështirë të ulesha gjatë darkës dhe padyshim që nuk mund të haja shumë gjatë asaj nate”.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit e famshëm hapen të jenë të pakëndshëm për hir të modës.