Reperi shqiptar i revoltuar për situatën e Covid-19: Jemi viktimë e botës, shteti jonë s’ka asgjë në dorë

Situata e Covid-19 ka rikthyer fashat orare të karantinës si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe qeveria po bën thirrje për respektimin e masave anti-Covid për shmangien e virusit.

Reperi i njohur Getinjo me anë të një statusi në Instagram, është shprehur se s’duhet të ekzistojë asnjë lëvizje në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej.

Gjithashtu, ai bën edhe ironi me masat, me faktin që virusi merret në mëngjes kur del dhe e çon në shtëpi kur kthehesh.

“Mëngjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon në shpi e çon virusin. Ja çfarë masash ka.

Asnjë lëvizje s’duhet me ekzistu kërrkun nëse s’don me pas virus. Eh kjo s’ka shanc m’u bo se bohet luftë. S’ka faj Kosova kurrgjo, shkurt e shqip jena viktimë e botës se vallain shteti jonë sen n’dorë s’ka. Ruajeni veten mos të na ikë truri se për virus e kalojmë diqysh. Se aty është esenca, trurin me na prish. Natën e mirë!”- shkruan reperi.

Kujtojmë se vetëm ditën e sotme, Kosova ka shënuar një numër rekord rastesh të reja, 963 raste pozitive dhe 13 viktima nga koronavirusi.