FOTO/ Gjendet bombë në mes të Amsterdamit

Një bombë raportohet se është zbuluar në një lokal në Amsterdam të Holandës, ndërsa skuadra speciale për çaktivizimin e eksplozivëve është thirrur në vendngjarje.

Biznesi është mbyllur pasi është gjetur mjeti shpërthyes.

Një zëdhënës i policisë së Amsterdamit, tha se: “sasia e vogël e eksplozivit është gjetur në një ambient publik në Kleine Gartmanplantsoen”.

Raportohet se, bomba është gjetur jashtë lokalit Palladium Cafe, që është, një vend i populluar nga turistë.

Vendi përreth lokalit është evakuuar teksa skuadra anti-eksploziv është në aksion.