Duka uron Shpresat: Fitorja të jetë ogur i mirë edhe për Kombëtaren

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur përgëzimet për ekipin Kombëtar U-21 pas fitores së Shqipërisë në Kosovë (0-1) në eliminatoret e Europianit 2021.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka uruar kuqezinjtë e vegjël për ecurinë e tyre në këto eliminatore dhe ka shprehur dëshirën që ky sukses të jetë një ogur i mirë edhe Kombëtaren në dy sfidat zyrtare në Ligën e Kombeve.

“Urime për fitoren e ekipit kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që kjo fitore të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin kombëtar, në dy ndeshjet e tij të radhës”, shkruan Duka në postimin e tij në “Facebook”.