Gjigantët e Premierligës vihen në gjurmët e Boateng

Pavarësisht bisedimeve për një rinovim të mundshëm të kontratës, e ardhmja e Jerome Boateng duket larg Bayernit.

Mbrojtësi gjerman është në muajt e fundit të kontratës, që e lidh atë me bavarezët dhe destinacioni i radhës do të jetë futbolli anglez.

Disa nga klubet më të rëndësishme janë në gjurmët e tij për ta afruar me parametër zero.

Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami po përgatitin ofertën e duhur për të bindur 32-vjeçarin që të transferohet në Angli.