‘Rolet e Veliaj si, picier, murtor, edukatore…’/ Këlliçi: Mungon foto si kryebashkiak për të cilën paguhet

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka ironizuar Erjon Veliajn, në momente të ndryshme gjatë fushatës së tij, ku duket herë si picier, herë si murator e herë si edukatore.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se këto janë disa nga rolet, se Veliaj nuk ka ende një profesion, duke harruar edhe punën e tij si kryebashkiak, pasi për këtë paguhet.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Karriera e pasur artistike e aktorit të teatrit dhe kinemasë, Erion Veliaj.

Ja disa nga rolet më të dashura për të sipas renditjes. Themi role, se Erioni nuk ka ende një profesion.

???? Erioni PICIER

???????? Erioni MURATOR

???? Erioni ZDRUKTHTAR

???? Erioni BAXHOXHI

? Erioni BANAKIER

???? Erioni HEKURTHYES

???? Erioni MARANGOZ

????????‍???? Erioni GJEOMETËR

???? Erioni AMVISË

? Erioni FUTBOLLIST

????????‍???? Erioni EDUKATORE

Mungon ende një foto e tij si kryebashkiak. Kjo pasi Erioni, në orar pune, bën çdo punë vetëm për të mos bërë kryebashkiakun, për të cilën paguhet.