VIDEO/ E njëjta histori, himni na bën NJË edhe në Kosovë U21 – Shqipëri U21

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Ashtu si në miqësoren midis Shqipërisë dhe Kosovës edhe sot në përballjen mes përfaqësueseve U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” u përsërit e njëjta histori.

Në momentin që në kryeqytetin dardan u ekzekutua himni kombëtar shqiptar, të gjithë lojtarët e dy ekipeve me dorë në zemër,respektuan himnin e zemrave të gjithë shqiptarëve.

Kjo sfidë zhvillohet për eliminatoret e Euro U21 2021. Të dy skuadrat shqiptare ndodhen në grupin 3, aty ku renditen në vend të tretë (kuqezinjtë) dhe të katërt (Kosova).