'Lojtarët janë kukulla', Palmieri komenton deklaratën e Kroos: Ne jemi të lodhur, por...

Emerson Palmieri , mbrojtës i ekipit kombëtar të Italisë, në konferencën e tij për shtyp ditën e sotme, trajtoi çështjen në lidhje me fjalët e Toni Kroos, i cili në ditët e fundit përcaktoi lojtarët si kukulla të UEFA dhe FIFA: "Të gjithë kanë mendimin e tyre. Sigurisht që ne nuk jemi makineri, ndonjëherë jemi pak më të lodhur se normalisht, por mendoj se është puna jonë, " deklaroi Palmieri.