Pandemia/ Reagon Edi Rama: Po kërkojnë vdekjen time

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili pak më parë publikoi një video me deklarata të Ramës për pandeminë.

Rama thotë se Basha ëndërron katastrofën, duke e konsideruar politikën e Partisë Demokratike si të mjerë.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë!

Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë”, shkruan Rama në Twitter.