Videoja trondit opinionin më shumë sesa vdekja e të moshuarit me Covid në Napoli

Video e një të moshuari, i cili humbi jetën në tualetin e një spitali në Napoli, është bërë virale në internet dhe në rrjetet sociale.

Drejtori i spitalit Cardarelli Giuseppe Longo tha "është për të ardhur keq që ngjarje të tilla janë objekt i shfrytëzimit që synojnë ndërtimin e sugjerimeve të tmerrshme dhe të rrezikshme në opinionin publik".

Longo tha se është hapur një hetim për të zbuluar se kush e bëri videon, dhe më pas e shpërndau atë në rrjetet sociale.

 Ministri i Jashtëm Luigi Di Maiou shpreh se: "imazhet e pacientit të gjetur të vdekur në Spitalin Cardarelli në Napoli janë tronditëse".

Viktima ishte trajtuar për Covid-19 në Spitalin Kardarelja, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, megjithëse dyshohet se ai pati një sulm në zemër. Sipas një burimi nga spitali, dikush hyri në tualet për të bërë një foto, ndërsa stafi nuk ishte aty.

Mjekët e Napolit thanë të mërkurën se situata në spitalet e qytetit ishte" në prag të kolapsit ", si shumë të tjerë në të gjithë vendin. vdes në tualet