DJ me famë botërore baba për herë të parë/ Zbulon gjininë dhe emrin e bebes

DJ Tiësto dhe gruaja e tij, modelja Annika Backes janë bërë prindër të një vajze.

51 vjeçari dhe 24 vjeçarja, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, dhe lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

“Përshëndesni vajzën time Viola Margreet Verwest … Ajo më bëri të provojë ndjenja që kurrë nuk i kisha përjetuar. Dhe nëna e saj @annikaverwest është një kampione e vërtetë. Si mund të dukesh kaq bukur kur sapo ke lindur ?! ”shkruan ai krahas fotos.

Ndërsa Annika shpërndau në Instagram disa foto, duke shkruar: “Ndjenja më e mirë në botë…Të dua shumë Viola Verwest”.

Tiësto dhe Annika janë martuar në shtator të 2019.