Basha: Rama gënjeu kur tha se UNMIK hetoi UÇK-në në Shqipëri, firmosi me Vuçiç në mungesë të Hotit

Në ‘Real Story’, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha ndër të tjera se Rama gënjeu kur tha se UNMIK hetoi UÇK-në në Shqipëri.

Ndërkohë që Rama firmosi marrëveshjen e fundit me Vuçiç në mungesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

‘Jam krenar që kam bërë sadopak me kontributin tim në ndërtimin e rrugës së kombit dhe zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë.

Koha më e ulët për t'ia bërë këtë pabesi Kosovës është kjo kur Edi Rama po godet interesat kombëtare.

Edi Rama gënjeu kur tha se UNMIK ka hetuar UÇK-në në Shqipëri pasi UNMIK kishte mandat vetëm brenda Kosovës.

Marrëveshja e Ramës me Vuçiç në mungesë të kryeministrit të Kosovës Avdulla Hoti.’