Shkoi për të vjedhur, shqiptari gjen vdekjen pasi ….

Një 40-vjeçar ra i vdekur në asfalt në një fshat në Trikala, i cili dyshohet se hyri në biznese në zonë, pasi iu gjetën mjete vjedhjeje.

40-vjeçari, me origjinë shqiptare, humbi jetën sot në mëngjes në Agrielia, Trikala të Greqisë, kur motori me të cilin ai ecte u përplas me një makinë ferme.

40-vjeçari humbi jetën në çast, pasi përplasja ishte shumë e dhunshme, ndërsa sipas informacioneve me të ndodhej edhe një pasagjer, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur.